Si u katandis “tigri” i Qeverisë në shërbëtor të Ilir Metës

8 June 2022, 13:33Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si u katandis “tigri” i Qeverisë në shërbëtor
Arben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Shënim: Politika është si një ajsberg dhe publiku sheh e dëgjon vetëm 10 për qind që ndodhet mbi ujë. Pjesa tjetër luhet jashtë syve e veshëve të tij.

E te kjo pjesë lojërat, intrigat e kurthet e aktorëve politikanë janë nga më të ndryshmet. Ka nga ata që luajnë drejt e me rregulla morale e besnikërie ndaj palës që përfaqësojnë dhe ka të tjerë që për interesa të ngushta, apo edhe korruptive shesin, shiten e shndërrohen deri në servilë të kundërshtarit.

Publikisht në Shqipëri askush i përfshirë në nivele të larta të politikës s'e pranon këtë të dytën. Por, korridoreve të mazhorancës prej kohësh po tregohet me gisht stereotipi i politikanit të pabesë, të shitur, spiun e shërbëtor të kundërshtarëve; ai është Arben Ahmetaj.

Zv.Kryeministri dyshohet si njeriu që ka furnizuar dhe po furnizon Presidentin me informacione që dëmtojnë Qeverinë ku ai vetë bën pjesë dhe arsyet për këtë pak dihen.

Sipas thashethemeve brenda socialistëve, aq i zellshëm është ky shërbim që Ahmetaj po i bën Ilir Metës, sa e ka shndërruar atë nga një tigër qeverie në një ‘kotele’ të Presidentit, që mbase këto kohë po e përkëdhel më shumë se Sasha që ka në shtëpi.

Macet janë tekanjoze, por Meta po e përdor përvojën e krijuar me Sashën, (që ka ditur kur ta përkëdhelë dhe kur ta edukojë e fshikullojë) me Arben Ahmetajn. Edhe zv.Kryeministrin herë e përkëdhel dhe herë tjetër e fshikullon.

Sa për Ahmetajn, koha kur përkëdhelej ka përfunduar...dhe në këto momente, fshikullimi përmes talljes publike nga Ilir Meta është i vetmi shpërblim që po merr.

Fundja, Meta i njeh mirë bashkëpunëtorët. Ai ka shërbyer, spiunuar e tradhtuar dhe është shërbyer, tradhtuar e spiunuar shpesh në 3 dekada në politikë. Kjo përvojë tjetër e ka ndihmuar që të kuptojë se si trajtohen servilët e tradhtarët pasi shtrydhen si limonë.

Ashtu po e trajton tashmë Arben Ahmetajn, si një limon i shtrydhur...si një spiun që ka përfunduar misionin.


Video