Gjeneral i Kushtetutës, apo ushtar i Ramës? Shija e hidhur e takimit të Bajram Begajt me Ramën në zyrë

3 June 2022, 22:33Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjeneral i Kushtetutës, apo ushtar i Ramës? Shija e hidhur e takimit
Kandidati për President, Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama

Ushtarakët, sidomos drejtuesit e niveleve të larta të Forcave të Armatosura e kanë të brumosur hijen e rëndë dhe profilin fjalëpak. I tillë u paraqit fillimisht edhe Bajram Begaj në daljen e parë publike në takim me Kryeministrin Edi Rama.

Por, ndoshta vendi e njollosi këtë profil dhe kandidaturën e tij si President. Vendi i zgjedhur për t’u takuar ushqen edhe më tepër akuzat e opozitës se Rama synon të kapë Presidencën dhe shumë të tjerë mund të ngrenë pyetjen nëse takimi në zyrën me flutura të Kryeministrit para se të bëhet President, mos e ktheu gjeneralin në një ushtar të Ramës?

Është herët për ta gjykuar, apo paragjykuar. Por, ky takim la një shije të hidhur në qëndrimet vizuale dhe ato çfarë thanë Rama e Begaj.

Rama qëndronte i çliruar në kolltukun e tij me këmbën mbi këmbë. Kandidati për President u shfaq i sikletosur, me qëndrimin si në gjemba përballë dhe i ulur në cep të kolltukut me duart e kryqëzuara përpara.

Për më tepër edhe ajo çfarë tha. Begaj i premtoi Kryeministrit se do të jetë në lartësinë e detyrës, ndërkohë që të jetë në këtë lartësi e ka detyrim kushtetues, që nëse ka mëdyshje se nuk mund ta bëjë më mirë të refuzonte kandidimin.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video