Kuvendi "zien" nga sherret, deputeti i PS gjen kohë për të luajtur shah (FOTO)

2 February 2023, 11:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi "zien" nga sherret, deputeti i PS gjen kohë për
Eduart Shalsi

Ashtu siç edhe pritej ka nisur me debate të ashpra dhe tensione seanca e sotme plenare, ku po diskutohet mbi skandalin "McGonigal" dhe opozita po hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, edhe pse ky i fundit nuk është i pranishëm në sallë.

Por, mes sherreve dhe debateve, një moment pikant ka ndodhur në sallë.

Mes sherreve dhe debateve, deputeti i PS-së, Eduart Shalsi duket se nuk ka qenë shumë i interesuar për atë ç'ka po ndodhte por luan shah i qetë.

Shalsin siç duket nuk e shpërqendrojnë tonet e larta, por vijon me lojën e tij në rrjetet sociale.



Video