Nis me tensione seanca në Kuvend, opozita rrethon foltoren, ndërhyn Garda

2 February 2023, 10:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis me tensione seanca në Kuvend, opozita rrethon foltoren, ndërhyn
Luçiano Boçi

Ka nisur me tensione dhe debate seanca plenare në Kuvend ku do diskutohet për skandalin "McGonigal", ku fillimisht e ka marrë fjalën në foltore nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi.

Ai e ka marrë fjalën për "procesverbal", por ka akuzuar mazhorancën për "eleminimin" e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.

Nikolla: Boci nuk iu dhashë fjalën ja dhashë shehut, për cfarë e keni fjalën?

Lucioano Boci:  Nuk gjeta asnjë arsye për aktin skandaloz për përjashtimin e deputeteve të PD për 10 ditë. Ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për skandalin me McGonigal që është paguar për eliminimin e opozitës

Kur opozita kërkon të drejtën, ju vazhdoni skenarin për eliminimin e opozitës. Është e njëjta mënyrë dhe formë. Nëse kryeministri paguan agjentët e FBI korrupton ata dhe po ky parlament është po i korruptuar nga ai.

Në bazë të kërcënimeve për ti hequr fjalën opozitës. Gjeja e parë që duhet të niste sot ishte mocion me debat për eliminimin e opozitës.

Rama kërkon të eliminojë sistemin politik, demokracinë dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij duke eliminuar opozitën

Nikolla: Zoti Boci kjo nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim.

Pas këtij momenti deputetët e PD-së së Berishës kanë rrethuar foltoren dhe në këtë moment Nikolla ja ka lënë sërish fjalën Luçiano Boçit, më pas e ka marrë Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Luan Baçi ku kanë akuzuar Ramën për rastn "McGonigal" dhe akuza Nikollës për përjashtimin e deputetëve.


Video