KQZ merr vendimin: Votim dhe numërim elektronik edhe në Elbasan e Kamëz

1 February 2023, 10:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ merr vendimin: Votim dhe numërim elektronik edhe në Elbasan e
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Në zgjedhjet e 14 majit do të kryhet votim dhe numërim elektronik në 3 bashki të vendit, përkatësisht në Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

Vendimi u miratua sot në mbledhjen e KQZ.

E parashikuar fillimisht vetëm Vora, KQZ zgjeroi hartën edhe me dy Bashki të tjera për votim dhe numërim elektronik më 14 maj pas miratimit të fondit shtesë nga qeveria.

Me VKM Këshilli i Ministrave akordoi një fond shtesë prej 800 mln lekësh për KQZ.


Video