Më 24 janar deputeti i PD-së Gazment Bardhi depozitoi në SPAK një kallëzim për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Por SPAK i ktheu sot përgjigje duke i kërkuar vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim.
Dhe brenda ditës, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK për t’i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane, për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.
Në letërkëmbimin me kreun e SPAK, Altin Dumani, Bardhi shkruan se ka besim që kjo strukturë do të kryejë një hetim të plotë dhe të pavarur.
“Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje”, shprehet Bardhi.
