Skandali “McGonigal”/ SPAK nis hetimin pas kërkesës së deputetit, Gazment Bardhi

31 Janar 2023, 12:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal, ku nga akuzat e ngritura ndaj tij u zbulua dhe lidhja me qeverinë shqiptare.

Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.

Kërkesa zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

Skandali “McGonigal”/ SPAK nis hetimin pas kërkesës

Video