Cila PD do të regjistrohet në KQZ? Celibashi "njeh" Alibeajn: Përfaqësohet nga Indrit Sefa

1 February 2023, 11:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cila PD do të regjistrohet në KQZ? Celibashi "njeh"
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se institucioni që ai drejton njeh si përfaqësues të PD-së, Indrit Sefën, i cili i përket grupit të Enkelejd Alibeajt.

Në një konferencë me gazetarët, Celibashi deklaroi se për anëtarë KZAZ-je kanë marrë propozime edhe nga Flamur Noka dhe aktualisht janë në proces verifikimi. Ai shtoi më tej se KQZ do të veprojë sipas ligjit dhe do të njohë vetëm një person që ka juridiksion për PD-në.

“Ne nuk e njohim realitetin politik të momentit, pasi qoftë dhe si individ i ndjek dhe i shikoj zhvillimet. Kjo vendimmarje do jetë rrjedhojë e gjykimit tim. Është ky fakt, pra kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ-ve nga z. Indrit Sefa është përfaqësuesi i PD-së në KQZ; kemi dhe një propozim të sjellë nga z. Flamur Noka të sjellë në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Dhe në fakt jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtarë të KZAZ-ve jo vetëm për PD-në por edhe për 3 partitë e tjera që kanë të drejtë.

E njëjta procedurë do të njihet nga ne, por ka të shtuar këtë aspekt se kush është ai që ka të drejtë të bëjë propozimet për anëtarë të KZAZ-së. Është ky realitet dhe mua më vjen keq që gjendemi në këtë situatë, jo për KQZ-në. Nuk kemi asnjë lloj interesi dhe simpatie politike tej komenteve që çdokush bën jashtë këtij institucioni. Kjo vendimmarrje do të jetë në respekt të ligjit. Do të ishte më rëndë nëse dikush do ta komentonte se kjo vendimmarrje është urdhëruar nga dikush jashtë. Një gjë është e sigurtë që kërkesa si për rastin e komisionerëve ashtu dhe për regjistrimin e Partisë Demokratike, ne do të vendosim sipas asaj që njeh ligji. Ne do të disponojmë vetëm për një PD dhe është vetëm një person që ne njohim dhe ka juridiksionin për PD-në.

Do të ishte mirë që kjo çështje do të duhej të ishte zgjidhur, sepse flasim për partinë kryesore të opozitës. Sa nuk është vonë që gjithkush që mundet ta zgjidhë këtë situatë, pasi ne nuk kemi asgjë në dorë, kështu që është e kotë të ndikojmë. Sa nuk është vonë do të duhet që gjithkush në pikëpamje institucionale apo politike të japë kontributin për ta zgjidhur.  Nuk mundet sikur të bëjmë sikur nuk do ndohë asgjë, pasi PD-ja edhe mund të mos regjistrohet. Nuk mund ta injorojmë këtë situatë”, deklaroi Celibashi.


Video