Skandali "McGonigal" bashkon demokratët/' Bardhi: Po i hiqni fjalën 54 deputetëve, debat pa limit kohor

2 February 2023, 10:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali "McGonigal" bashkon demokratët/' Bardhi: Po i hiqni
Gazment Bardhi

Ashtu siç pritej, ka nisur me debate dhe tensione seanca në Kuvend. Duket se skandali i rastit "McGonigal" ka bërë bashkë dy palët e PD-së kundër Qeverisë.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren në senacën e shkuar, duke i mohuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Më tej ai shtoi se dhe në procesverbalin e sotëm mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës.

Bardhi tha se është dakord që të bëhet mocion me debat, me kohë të palimituar, për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGoigal, dhe përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzë. Edhe grupimi i Berishës ka kërkuar debat me kohë të palimituar.

“Në procesverbalin mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju në kundërshtim me rregulloren, vetëm nga frika që kryeministri të përballej me opozitën, i hoqët seancën e shkuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Sipas rregullores në rast se në sallë shkaktohet kaos, drejtuesi pezullon seancën. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës. Akti i vetëm që mund të bëni sot, është anulimi i atij procesi të turpshëm votimi, ku u miratuan ligje pa i njohur dhe u dhënë të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës”, tha Bardhi.


Video