"Greqia pohoi se dokumenti ishte autentik", Sali Berisha: Nuk u ndërmor asnjë veprim që KLP të përjashtonte Irena Gjokën nga detyra

15 Shtator 2025, 11:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot jashtë ambienteve të SPAK për gjyqtaren, Irena Gjoka.

Teksa tha se është një nga gjyqtaret që punon për interesa politike, Berisha theksoi se Irena Gjoka e ka vendin në burg dhe jo në sallën e gjyqit. Më tej ai tha se kreu i SPAK, Altin Dumani po mbron Irena Gjokën për arsye politike.

Berisha tha se ndonëse ai paraqiti në maj dokumente që faktojnë aktet që penalizojnë gjyqtaren, nuk u ndërmor asnjë veprim që  Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)  të përjashtonte Irena Gjokën nga detyra.

Sali Berisha: Kjo lidhet edhe me Irenën me pesë mbiemra, me simotrën e tij siameze. Kur unë paraqita në maj dokumentin me vulën apostile, këta zotërinjtë thanë se nuk e kemi marrë zyrtarisht. Këta nuk ndërmorën asnjë veprim që KLP ta nxirrte nga detyra Irenën me pesë emra dhe të çonte për ndjekje penale.

Prokuroria i ka kërkuar Greqisë dokumentin me vulë apostile që ne e e kishim… në shkresë thuhet se konfirmohet se vendimi është autentik dhe nuk është ekzekutuar për shkak të aktit të prokurorit".

 


Video