FOTO/ Kush është kryeministri me këpucët e grisura në Samit (EMRI)

6 Dhjetor 2022, 19:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këpucët e grisura të Mark Rutte

Duket paksa e çuditshme, por një lider europian ka ardhur në Samitin e BE-së që u mbaj në Tiranë me këpucë të grisura 

Ky detaj është kapur nga aparati fotografik i fotografit Armando Babani, i cili e ka postuar foton në rrjetet sociale, duke shtruar pyetjen për ta gjetur ndjekësit se të kujt janë.

"Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)" shkruan ai.

Por, në një prononcim për Report tv, ai zbuloi se i përkasin kryeministrit të Holandës Mark Rutte. “Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani.

Ai ka zbuluar  edhe se kush kanë qenë personazhet që kamera i “ka dashur” më shumë dhe kë jo. “Më i vështirë ishte presidenti serb, Vuçiç se ishte shumë i ngurtë, ndërsa të tjerët ishin shumë të relaksuar”, tha Babani.

FOTO/ Kush është kryeministri me këpucët e grisura në

Video