"Shmangni spekullimet dhe vetëdrejtësinë", OSBE reagon për grushtin ndaj Berishës: Jemi të trishtuar, liria e tubimit është...

6 Dhjetor 2022, 17:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha dhe Gerti Shehu

Zyra e OSBE-së në Tiranë, ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar në protestën e sotme të opozitës, ku 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, OSBE iu kërkon palëve që të shmangin spekullimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që vijojnë hetimet.

Në reagim thuhet se liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë dhe i uron shërim të shpejtë Berishës.

Reagimi i plotë: 

Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë.

Video