Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin: Akt burracak i Edi Ramës

6 December 2022, 14:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin:

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e sotme.

Bardhi drejton gishin nga Edi Rama, ndrësa thotë se “skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar”.

Berisha u qëllua sot me grusht në fytyrë teksa po i bashkohej protestës së PD. Autori është një 31-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit”, shprehet Bardhi.

 


Video