EMRI/ Kush është personi që goditi me grusht Sali Berishën

6 Dhjetor 2022, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është arrestuar protestuesi që qëlloi me grusht kreun e PD, Sali Berisha teksa po i bashkohej turmës së protestës në Bulevard.

Bëhet me dije se i riu që qëlloi me grusht Berishën është Gert Shehu, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

I riu Shehu ka hyrë në mes të turmës dhe e ka qëlluar me grusht në pjesën poshtë syrit. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat, të cilët kanë arritur ta ndalojnë si dhe e kanë dhunuar për disa çaste.

Autori i gjakosur është shoqëruar më pas nga mbështetësit e opozitës drejt selisë blu, ku më pas ka shkuar policia dhe ambulance në këtë seli.

Sipas informacioneve të para dyshohet si personi është me probleme mendore. Ai është identifikuar si Gentian Shehu dhe është transportuar në spitalin e Traumës. ai është arrestuar në spitalin e traumës.

Mësohet se ai iu afrua turmës me vrap dhe goditi edhe disa operatorë të mediave për t’i hapur rrugën para se të mbërrinte para kryetarit të PD, duke e goditur në fytyrë.

Video