Meloni: Të forcojmë procedurën për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

6 Dhjetor 2022, 11:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Meloni është pritur nga kryeministri i vendit Edi Rama, me të cilin realizuan dhe një foto.

Më pas, Kryeministrja e Italisë, Meloni ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka shprehur mbështetjen e Italisë për shumë çështje, si ato të ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe për çështje të tjera të rëndësishme. Meloni ka thënë se është shumë e rëndësishme të forcohet procedura për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Georgia Meloni: Përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos dhe pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike, do përpiqemi të bëjmë maksimumin për shumë çështje të tjera dhe siç e dini mund të mbështeteni për këtë tek Italia.

Video