Zbardhet skenari i protestës së opozitës, do të marshojnë nga qendra drejt Dajtit

6 Dhjetor 2022, 10:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Liderët e rajonit dhe Europës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në sheshin Italia për samitin BE-Ballkani Europian, ndërsa demokratët nga ana tjetër po mblidhen në selinë blu për protestën që sikurse ata e quajnë është “pro samitit dhe kundër kryeministrit Edi Rama”.

Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt Dajtit ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse, në të cilën është parashikuar të flasin 12 demokratë.

Demokratë të tjerë do të marshojnë nga sheshi Skënderbej dhe nga Tajvani drejt Dajtit.

Video