
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë Edi Ramën që t'i ulet në gjunjë. Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeminsitri Edi Rama.
Kujtojmë iderët europianë kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kjo është një ditë historike për vendin tonë, pasi për herë të parë do të mbahet një samiti përmasave të tilla.
Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian pritën nga kryeministri Edi Rama, ndërsa thanë së BE është e paplotë pa Ballkanin.
Në pallatin e Kongreseve u firmos marrëveshja e parë mes operatorëve telefonikë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen e tarifave roaming, Marrëveshja pritet të vihet në zbatim nga tetori i vitit 2023, ndërsa parashikon uljen e tarifave roaming për qytetarët e Ballkanit në union.