Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni

6 December 2022, 11:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Këtu është “rock &
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha për mediat se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.

“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni. Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre, tha Rama

Kryeministri nuk i kurseu batutat me gazetarët kur foli për motin – “Deri dje kishim një mot këtu si në BE. Por sot iu sollëm diellin, shpresoj ta vlerësoni” – dhe për verën – “Shpresoj që të mos e pini të gjithë verën që iu dhamë në mëngjes, sepse është shumë efikase”.

 


Video