Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, por ...

6 December 2022, 17:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur do anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Duhet të
Edi Rama

"Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian". Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat se kur do të anëtarësohet vendi ynë në BE dhe gjithçka e lidhi me plotësimin e kushteve.

Rama shtoi më tej se BE mekanizma mbështetje që ta bëjë Shqipërinë sa më shpejt anëtare të saj.

"Do thoja që është e padrejtë që ta thuash këtë. Përparimi që është bërë, pa asnjë dyshim edhe për shkak të luftës është një përshpejtues si jashtëzakonshëm. Nuk ishte 10 vite më parë. Ishim në Bruksel pak kohë më parë dhe patëm një diskutim, por është diçka krejt ndryshe. Ju them se kur vjen fjala për anëtarësimin duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe ua thashë dhe ua them të gjithëve dhe nuk kam ndryshuar mendim para kur kisha debatet e mia me disa prej miqve dhe udhëheqësve të BE-së. Na duhet të kemi instrumentet e procesit të anëtarësimit për tu forcuar për të forcuar institucionet tona për të arritur një shtet funksional në nivelin e BE-së. Ka të bëjë me detyrat e shtëpisë dhe jo me ardhjen me vrap. Por BE po krijon mekanizma mbështetje që të na sjelli më parë pa pritur që të jemi anëtar. 30 vite më parë nuk do të kishim hyrë në aleancën e universiteteve. Ndërkohë që bëjmë detyrat e shtëpisë duhet edhe të mbështetemi e të jemi gjithnjë e më pranë. Marrëveshja e Roaming nuk do të ishte bërë. Falë dy presidentëve gjërat po ndryshojnë. Është lindja e një komisioni gjeopolitik, për herë të parë Ballkani shihet e trajtohet si një rajon gjeostrategjik. Ne duhet të bëjmë përparime."- tha Rama.


Video