
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zhvilluar sot një vizitë të fshehtë në Kryeministri, mëson ekskluzivisht Voxnews.al.
I veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse, Beqaj ka hyrë me nxitim në godinën e Kryeministrisë nga dera e pasme, në fshehtësi të plotë dhe larg syrit të kurreshtarëve, rreth orës 14:00 të ditës së sotme, bëjnë me dije burime brenda Kryeministrisë për Voxnews.al.
Ndonëse nuk dihet se kë ka takuar në Kryeministri, Beqaj ka raporte të hershme miqësore me kryeministrin Edi Rama.
Beqaj është dukur tepër i shqetësuar duke hyrë në Kryeministri, teksa ai sot gjendet mes një vorbulle të madhe akuzash për shkak të aferës 100 milionë euroshe të sterilizimit që ka çuar pas hekurave ish-zëvendës ministrin Klodjan Rjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.