Thellohet skandali i Drejtoreshës së Kadastrës, Kiara Haskaj pezullon edhe raportet mjekësore të stafit

19 Gusht 2023, 13:59Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara Haskaj pezullon edhe raportet mjekësore të stafit

Në agjencitë rajonale të Kadastrës në Shqipëri ka nisur një “reformim” i punonjësve, nga drejtuesit tek specialistët e terrenit. Ndërsa kryeministri Edi Rama duke bërë thirrje punësime shtesë në këtë institucion, ka përsëritur disa herë se: “Kadastra është bankë dhe asaj i duhen bankierë e jo banakierë!”

Por duket se ‘reformim’ i duhet bërë drejtoreshës së Kadastrës, Kiara Haskaj, që i shkon më së miri termi i Ramës si “banakiere”.

Pasi ka pezulluar lejet vjetore për punonjësit në Drejtorinë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë-Veri, Kiara Haskaj ka pezulluar edhe raportet mjekësore të stafit. Ajo ka kërkuar verifikimin e raporteve mjekësore me argumentin se ka konstatuar rritje të raporteve për paaftësi pune në dy muajt e fundit.

Thellohet skandali i Drejtoreshës së Kadastrës, Kiara Haskaj

Nuk e vëmë në dyshim se mund të ketë dhe abuzime personave të ndryshim, por që të kërkosh pezullimeve të raporteve mjekësore është ccnjerëzore, pasi një punonjës që është i vërtet i sëmurë do të detyrohet të shkojë në punë duke rrezikuar shëndetin.

Ndërkohë, burime për VoxNews thonë se drejtoresha e re ka sjellë edhe një situatë jokomode pune në institucion për shkak të temperamentit të saj që vetëm ulëret nëpër zyra.

Kiara Haskaj, nga specialiste e thjeshtë në ASHK, u emërua drejtoreshë, pas largimit të Mariglen Dishës, i cili u zgjodh si kryetar i Bashkisë Librazhd.

 

 

Video