Skandali me Kadastrën/ Drejtoresha e Veriut, Kiara Haskaj pezullon lejet e punonjësve (Dokumenti)

17 Gusht 2023, 10:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara Haskaj/ Kadastra/ Dokumenti

Punonjësit në Drejtorinë e Agjencisë Shteterore të Kadastrës në Tiranë-Veri, do të duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, pasi janë pezulluar.

Ky vendim ka ardhur nga drejtoresha, Kiara Haskaj e cila e arsyeton se pezullimi i lejes vjen për shkak të fluksit të madh në punë.

Skandali me Kadastrën/ Drejtoresha e Veriut, Kiara Haskaj pezullon lejet e

Në vendimin e firmosur nga drejtoresha e ASHK që mbulon Veriun e Tiranës, shkruhet se pezullimi i lejeve vjetore të cilat paguhen dhe nuk janë ezauruar do pezullohen deri në një vendim të dytë.

Skandali me Kadastrën/ Drejtoresha e Veriut, Kiara Haskaj pezullon lejet e

Emërimi i Kiara Haskaj si drejtoreshë, ka sjellë revoltë tek punonjësit për bllokimin e lejeve dhe shkeljeve të drejtave të njeriut.

Burime për VoxNews thane se në institucionin e ASHK dëgjohet zëri i Kiarës duke ulëritur dhe ushtruar presion ndaj punonjësve.

Kiara Haskaj, nga specialiste e thjeshtë në ASHK, çuditërisht u emërua drejtoreshë,  pas largimit të Mariglen Dishës, i cili u zgjodh si kryetar i bashkisë Librazhd.

Prej 2 muajsh, Kiara lëvizi në drejtorinë e ASHK për veriun në kadastrën e Tiranës, ku burime për VoxNews bëjnë me dije se aty është emëruar për legalizimin e një objekti i cili do ndërothet në një zone kulturore në mes të Tiranës.

Ky legalizim ndërtimi mund të përbëjë një nga skandalet më të mëdha të ndodhura në Kadastrën Shqiptare.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video