BLOFI I RADHËS – Pse Berisha ka nevojë të mashtrojë dhe për makinën e Klodian Zotos?

12 Gusht 2023, 17:26Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-km Sali Berisha tregon targën e makinës së "Integrated Energy"

Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha deklaroi dje me siguri, duke u bazuar te informacionet të cilat ai i përshkroi ‘të njerëzve që nuk u shpëton gjë’, se Klodian Zoto ndodhet në Shqipëri.

Ai tregoi foton e një makine tip ‘Toyota’ e cila sipas tij është e kompanisë Integrated Energy në pronësi të Klodian Zotos e përdorej nga ky i fundit për të lëvizur nëpër Vlorë e Shqipëri ku ai po pushonte.

Klodian Zoto, i cili është në kërkim për dosjen e inceneratorëve është shpallur në kërkim nga SPAK dhe do ishte budalla nëse do fshihej në makinën e kompanisë së tij.

Pas deklaratës së djeshme të Berishës mund të ngrihen dy pyetje.

Pse Berisha ka nevojë të mashtrojë dhe për makinën e Klodian Zotos, ndërsa ka me qindra prova e evidenca shkeljesh e abuzimesh të gjetura nga prokuroria ndaj tij?

Ndoshta është nevoja urgjente për të prodhuar sa më shumë sensacione tani që është gjendur në pozita kompromentuese me kullën 64 kate?

BLOFI I RADHËS – Pse Berisha ka nevojë të mashtrojë

/Hashtag.al

Video