Bilancet financiare të dorëzuar nga kompani Sani Service, që zotëron koncesionin e sterilizimit tregojnë se përgjatë vitit të kaluar ajo ka siguruar të ardhura në vlerë gati 14 milionë euro në total.
Nga këto, 9 milionë euro janë të ardhura të siguruara nga drejtoria rajonale e fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të Tiranës, ndërsa pjesa tjetër nga 11 drejtoritë e tjera rajonale.
Në bilancet e saj, kompania deklaron gati 12 milionë euro shpenzime dhe rreth 2 milionë euro fitime pas tatimeve.
Koncesioni po hetohet nga SPAK, që ka marrë tetë masa sigurie, dy prej të cilave arrest me burg.
Në burg u la me vendim të gjykatës së posaçme biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Koncesioni i sterilizimit është padia e parë e dorëzuar në SPAK në dyshimet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Deri para dhënies me koncesion, sterilizimi i mjeteve spitalore kryhej nga vetë shteti.
Kalimi i këtij shërbimi te private rriti koston e tij, sipas padisë së bërë në SPAK, me mbi 10 herë.