Fitoi koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit/ Shoqërohet nga policia biznesmeni, Ilir Rrapaj!

17 Gusht 2023, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama/ Ilir Beqja/ Ilir Rrapaj

Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug  te vendit sonte vonë dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë. SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare, konfirmoi BalkanWeb.

Sipas burimeve, Rrapaj po shoqërohet në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit.

Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga SPAK. Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar.

Koncesioni i sterilizimit ka qenë prej tre vitesh në duart e prokurorëve të SPAK. Ajo është një prej katër projekteve të PPP nne mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.

Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët denoncuan penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

I lindur në vitin 1972, Rrapaj emigroi në Itali në vitet '90 dhe është vendosur në rajonin e Umbrias. Më 17 prill 2000, ai regjistron në Peruxhia kompaninë Ali Pashë Tepelena SAS, një kompani në kategorinë e “artizanatit” me vetëm një të punësuar dhe një kapital prej 3 milionë liretash, të cilat më vonë konvertohen në 1549, 38 euro. Ilir Rrapaj zotëronte 50 % të aksioneve të kompanisë dhe 50 për qind kontrollohen nga i afërmi i tij Mitat Rrapaj, i cili në vitin 2007 ia dhuron ato shtetases Italiane Elisa Bulagna.

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj u shpall fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë u hap në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.

Video