Preu dru pa leje, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

16 August 2023, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Preu dru pa leje, arrestohet 46-vjeçari në Korçë
Drutë e prera pa leje


Një 46-vjeçar është proçeduar penalisht në Korçë pasi u kap duke transportuar dru zjarri pa domentacionin përkatës.

Shtetasi me inicialet B.P 46 vjeç u arrestua në fshatin Gjergjevicë duke transportuar me kamion 16 metër kub dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Sasia e druve dhe automjeti janë sekuestruar nga policia.

"Konstatohet dhe goditet 1 tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve.

Transportonte me kamion, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 1 shtetas.

Sekuestrohen 16 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës dhe kamioni që shërbente për t’i transportuar", bën me dije policia e Korçës.


Video