
Një vajzë 18- vjeçare nga Babunja e Divjakes është larguar nga banesa 2 ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Prinderit e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin e policisë në Divjakë për gjetjen e 18- vjeçares.
Xhaxhai i së resë, Ali Krasniqi ka pohuar se vajza është parë në Spolat dhe ka kërkuar ndihmën e kujtdo që e ka parë të lajmërojnë familjarët të cilët janë tepër të shqetësuar pasi vajza vuan nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
“Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja S. K., 45 vjeçe, se më datë 14.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.