Aksident i frikshëm në Lushnje-Berat, plagosen 5 persona

16 August 2023, 18:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Lushnje-Berat, plagosen 5 persona
Aksidenti në Lushnje-Berat


Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për pesë persona të plagosur, të gjithë ndodheshin brenda makinës "fuoristradë" në momentin që ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Makina është rrotulluar disa herë dhe më pas ka përfunduar në fushë. Të pestë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Forca të policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video