“Dru ahu 5 vjeçar i tharë në furrë, kundra zjarrit”, Kuvendi TENDER 13 mijë EURO për 30 karrige deputeti!

28 Tetor 2024, 13:03Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elisa Spiropali

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 30 shtator 2024, deputetët e opozitës dolën në oborr dhe dogjën karriget.

Ata u përjashtuan nga Kuvendi, madje u kallëzuan edhe penalisht në SPAK për veprimet e kryera.

Drejtuesit e Kuvendit i gjobitën, duke paguar edhe dëmet e shkaktuara.

Por, disa javë më pas, institucioni ligjbërës ka hapur një tender me vlerë 13 mijë euro për të blerë 30 karrige deputeti.

“Dru ahu 5 vjeçar i tharë në furrë, kundra
Sasia e karrigeve

Arsyetimi është “nevoja emergjente” për mbarëvajtjen e seancave plenare, ndërsa kërkesat kanë edhe disa kërkesa për karriget ku do të ulin të ndënjurat baballarët e kombit.

Kuvendi kërkon që materiali i kornizës të jetë dru ahu i stazhonuar mbi 5 vite, të jetë i tharë paraprakisht në furrë. Madje, disa materiale të jenë edhe kundra zjarrit.

“Dru ahu 5 vjeçar i tharë në furrë, kundra
Faksimile: Njoftimi i hapjes së tenderit nga Kuvendi i Shqipërisë i tenderit për blerje karrige

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, ka firmosur hapjen e tenderit në Agjencinë e Prokurimit Publik.

“Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër është ‘blerje karrike deputeti’, me një fond limit i përllogaritur i kontratës 1.370.000 lekë pa TVSH” thuhet në këtë dokument.

Kohëzgjatja e të gjithë marrëveshjes është brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

“Përllogaritja është kryer bazuar në mesataren e tre ofertave të marra në treg, për zërin objekt kontrate mbi bazen e specifikimeve teknike të hartuara nga grupi i punës, referuar kontekstit ekzistues interior të sallës plenare dhe nevojes urgjente për këtë produkt, me qëllim kontinuitetin e zhvillimit normal të aktivitetit legjislativ në sallë”, thuhet në këto dokumente.

“Dru ahu 5 vjeçar i tharë në furrë, kundra
Faksimile: Kërkesat e Kuvendit për materialin për karrige, kundra zjarrit ...

Në dokumentet e publikuara nga Kuvendi kërkohen 30 copë karrige për sallën plenare, të cilat duhet të dërgohen në atë institucion brenda 7 ditëve. Kuvendi thotë se kërkohen karrige druri me përmasa (46 x 48 x 115 H) cm.

Materiali i kornizës, dru ahu i stazhonuar mbi 5 vite dhe të jetë tharë paraprakisht në furrë. Përmbajtja e lagështisë 10±1%.

Materiali, druri nuk duhet të paraqesë shenja biodegradimi dhe nyje. Të gjithë elementët lidhës duhet të jenë me seksion katror 45*45 të zmusuara me një rreze 4 mm.

Mbështetësja të jetë material multistrat (panel druri) spesor 2 cm ose dru i fortë ahu, i veshur me sfungjer kundër zjarrit me spesor 4 cm me lekurë të zezë ekologjike nga të dyja anët.

Në pjesën ballore do të montohen pulla rrethore druri me diametër 2 cm të veshur me të njëjtin material”, thuhet në këto dokumente.

“Dru ahu 5 vjeçar i tharë në furrë, kundra
Në foto: Modeli i karriges që kërkon Kuvendi i Shqipërisë

Por, nuk përfundojnë këtu! Kuvendi, në dokumentet e siguruara nga VoxNews, shkruan se “elementi lart mbështetës të jetë material panel druri 2 cm dhe i harkuar si në foto”.

“Dy këmbet e larta të karriges përfundojne të tornuara si në foto. Mbështetësja të inkasohet në këmbet vertikale dhe lidhëset horizontale. Ulësja të jetë material multistrat (panel druri) spesor 2 cm ose dru i fortë ahu në të cilën inkasohet veshja me po të njëjtin material e përbëre me sfungjer 5 cm kundër zjarrit dhe me lekurë të zezë – ekologjike”, shkruan Kuvendi.

Sipas tij, fundi i këmbëve të jetë i pajisur me taketa të gomuara kundër rrëshqitjes. Lidhjet e zdrukthtarisë duhet të jenë të forta dhe të punuara me saktësi.

Objekti duhet të lyhet me llak transparent me bazë uji e cila garanton mbrojtjen nga faktoret e jashtëm, gervishtja etj.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video