“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit, dalin në ankand 4 milionë m2 sipërfaqe detare!

15 Tetor 2024, 17:33Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shqipëria në shitje

Shqipëria ka qenë gjithmonë në shitje, që nga malet, kodrat, fushat apo zonat bregdetare. Me ligje dhe vendime të ndryshme, ai i koncesioneve, investimet strategjike, nismës “1 euro”, apo edhe krijimit të zonave industriale dhe turistike, miliona metra katrorë në të gjithë vendin iu janë dhënë falas privatëve. Disa me lidhje politike, të tjerë me lidhje të forta me biznesin, apo edhe persona me të kaluar kriminale, kanë përfituar këto prona shtetërore. Por, pa kaluar jehona e Investimeve Strategjike apo parcelizimit të plazheve, qeveria tashmë ka ndërmarrë një nismë tjetër; të japë detin me qira!

VoxNews ka siguruar dokumente të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Për disa javë me radhë, kjo ministri ka shpallur disa ankande, në detin Jon dhe Adriatik. Gjithsej, nga përllogaritja e redaksisë, ministria ka nxjerrë në “shitje” një sipërfaqe prej 401.2 hektarë, ose 4.012.000 metër katrorë sipërfaqe ujore.

Arsyetimi i kësaj ministria është se kjo sipërfaqe jepet me ligjin “për peshkimin” apo edhe “për akuakulturën”. Por, dhënia e një sipërfaqe të madhe me shpejtësi, pa u konsultuar me grupet e interesit, me specialistë të zonës, mund të sjellë pasoja të mëdha në gjallesat detare. Por, edhe në forma të tjera, pasi mund të pengojë aktivitete të tjera turistike apo detare.

“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit,“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit,“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit,“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit,
Faksimile: Ankandi i shpallur nga Ministria e Bujqësisë për dhënien në ankand të sipërfaqeve detare në Vlorë

Dokumentet e mësipërme, të siguruara nga VoxNews, kanë dalë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka nxjerrë në ankand edhe sipërfaqet e detit që do t’i jepen privatit në Vlorë. Janë 7 zona të ndryshme po me sipërfaqe të ndryshme, të cilat pritet që brenda këtij viti të “privatizohen”. Qindra hektarë brenda detit tashmë do të menaxhohen nga firma të ndryshme, të cilat kanë lobuar fort për të marrë edhe këtë pasuri publike, të patjetërsueshme. Por, ajo që bie në sy është se asnjë konsultim nuk është bërë paraprakisht, duke e bërë të gjithë këtë vendimmarrje, tepër të dyshimtë. Sipërfaqet që kanë dalë në ankand janë të ndryshme, diku 20 hektarë, në një vend tjetër 40 hektarë. Por, ka edhe sipërfaqe nga 22 apo 38 hektarë.

“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit,
Ankandi i hapur nga Ministria e Bujqësisë për “privatizimin” e 128 hektarë sipërfaqe detare në Lezhë

“Shqipëria në shitje”/ Pas maleve, fushave dhe bregdetit,

Krahas Vlorës, VoxNews ka mësuar se një sipërfaqe e konsiderueshme detare do të “privatizohet” edhe në Lezhë. Kjo ministri shkruan se “shpall pjesëmarrjen në konkurrim publik për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës rritje midhjesh detare, në zonën bregdetare Lezhë”. Sipërfaqja e dhënë është plot 125 hektarë, ndërsa bëhet fjalë për “akuakulturë rritje molusqesh në ujra detare”. Ministria thotë se veprat duhet të përfundohen brenda tre vjetëve nga çasti i nënshkrimit të kontratave përkatëse.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video