Berisha tregon prapaskenat: Lubi Balluku, terror ndaj eksponentëve të tjerë të PS!

13 Nëntor 2025, 13:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur nga SPAK, po ushtron terror, sipas tij, ndaj “eksponentë të tjerë të partisë së krimit”.

Berisha, në një konferencë për mediat, theksoi se ministrja e Infrastrukturës zotëron dosje të siguruara nga “regjistrimet e paligjshme që Oltion Bistri ka kryer me porosi të saj dhe Edi Ramës”.

“Ajo nuk i ka kërcënuar dhe nuk i kërcënon me plumbin mbas veshit apo në lule të ballit, por me dosjen publike që është e aftë të presë çdo karrierë të tyre, ndaj dhe ata mbajnë heshtje totale”, theksoi kryedemokrati.

Sipas Berishës, Balluku nuk mendon të japë dorëheqjen nga postet, por thekson se madje ajo ka kërcënuar me ndërprere karriere secilin prej atyre që guxon të punojë kundra saj.

“Zotohet t’u rezervojë fatin e Lali vjedhësit. Kjo është gjendja në partinë e krimit”, përfundoi ai.

Sali Berisha: Vazhdon terrori i pandërprerë i Lubi Ballukut, ndaj eksponentë të tjerë të partisë së krimit. E armatosur gjer në dhëmbë, me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme që Oltion Bistri ka kryer me porosi të saj dhe Edi Ramës të ambasadave, të institucioneve, të drejtuesve dhe ministrave të qeverisë socialiste, Lubia tani ju ka imponuar aty omerta, kodin mafioz të heshtjes.

Ajo nuk i ka kërcënuar dhe nuk i kërcënon me plumbin mbas veshit apo në lule të ballit, por me dosjen publike që është e aftë të presë çdo karrierë të tyre, ndaj dhe ata mbajnë heshtje totale.

Janë këto rrethana të cilat bëjnë që Lubia jo të mos mendojë për dorëheqje por të kërcënojë me ndërprere karriere secilin prej atyre që guxon të punojë kundra saj, zotohet t’u rezervojë fatin e Lali vjedhësit. Kjo është gjendja në partinë e krimit.


Video