Veliaj u rikthye si kryebashkiak i Tiranës/ Zbulohet DATA e mbledhjes së Këshillit, ja çfarë pritet të ndodhë!

13 Nëntor 2025, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj

Të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Kjo do të jetë mbledhja e parë pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas informacioneve ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet gjatë mbledhjes.

Veliaj u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ku kanë votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë.

Vendimi erdhi si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.


Video