Kryeministri Edi Rama ka hequr Belinda Ballukun nga posti i drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Tiranës, duke caktuar në vend të saj Ogerta Manastirliun.
Rama e ka njoftuar midis fjalëve këtë vendim, sot teksa i drejtohej socialistëve të Njësisë 5.
Ky është distancimi i parë që Rama dhe socialistët bëjnë publikisht ndaj Ballukut, e cila është tashmë e akuzuar zyrtarisht nga SPAK për aferën miliona eurosh të tunelit të Llogarasë.
“Dhe për këtë arsye, ne e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Dhe për këtë arsye, menduam, me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, që të marr pjesë sa të jetë mundësia, dëgjesa që do t’i bëjmë në të gjithë territorin”, deklaroi Rama.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.