Një ditë pas atentatit në Rinas, ndryshime në ministrinë e Brendshme, ish-deputeti i PS merr postin e rëndësishëm

12 Nëntor 2025, 13:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhemal Qefalia dhe Edi Rama

Xhemal Qefalia është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.

Me dekretimin e Qefalisë si zëvendësministër, pritet që Ministria e Brendshme të forcojë strukturat drejtuese në kuadër të masave për sigurinë publike dhe kontrollin e brendshëm policor.


Video