“Kanceri është bërë si gripi”, Rama: Marr mesazhe 3 herë në javë për familjarë të prekur! Do mbulojmë barnat për trajtimin

12 Nëntor 2025, 16:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se buxheti i vitit 2026 do të mbulojë për herë të parë barnat për trajtimin e pacientëve të prekur nga kanceri.

Gjatë një fjalimi përpara banorëve të Njësisë 5 në Tiranë, Rama tha se sëmundja e kancerit është bërë si gripi, në Europë por edhe në Shqipëri. Ai tha se ka raste kur edhe tre herë në një javë merr mesazhe për persona të prekur nga kanceri.

Rama njoftoi edhe ngritjen e një Qendre Kombëtare të Tumoreve, institucion që e kanë edhe vende të tjera.

“Në gjithë vendet e Europës, por edhe në Shqipëri, kanceri po bëhet si grip. Nuk ka javë, apo edhe tre herë në javë të mos marr mesazhe në telefon se një njeriu në familje i është shfaqur në trup. Ju e keni ndjekur edhe onkologjikun, edhe kancerin politik.

Por pavarësisht të gjitha transformimeve që janë bërë, ne kemi një problem real. Problemi i mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës së pacientëve që kanë kancer. Pse, sepse janë barna që kushtojnë.

Por njësoj siç ndodh në familje, ku largqoftë bie kjo sëmundje. Unë di diçka me këtë nga jeta ime personale. Të gjithë kanë detyrimin ti bëjnë çdo gjë njeriut. Edhe ne kemi tre mandate, që do të thotë se çdo i sëmurë me kancer të jetë dhe ndihet si njeriu ynë. Kështu për herë të parë kemi përcaktuar në buxhet mbulimin e barnave të kancerit për njerëzit tanë. Do ngremë edhe qendrën kombëtare për tumorët, e kanë edhe vendet tjera”, tha Rama.


Video