VIDEO/ Rama nervoz në Romë, kujt po i bërtet në telefon Kryeministri?

13 Nëntor 2025, 13:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Është publikuar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.

Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.

Video e publikuar nga VoxNews:


Burime jozyrtare aludojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Arbjan Mazniku, por kjo nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri.

Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.


Video