Berisha flet pas përplasjes në Kuvend: Në parlament nuk ka më paqe...

31 October 2023, 16:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha flet pas përplasjes në Kuvend: Në parlament nuk ka
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas tensioneve në Kuvend ditën e sotme, është shprehur se në Parlament “nuk do të ketë më paqe” deri sa sipas tij, “të rikthehen të drejtat e opozitës”.

Berisha me deputetët e tij kërkuan të ishin pjesë e mbledhjes së Komisionit të Etikës, ku do të diskutohet përjashtimi i deputetëve demokratë që shkaktuan trazira në seancën parlamentare të një dite më parë.

Por ata nuk janë lejuar nga Garda, dhe janë detyruar të largohen pa qenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit.

“Përjashtohen deputetët pa u dëgjuar. Parlamenti nuk ka më paqe deri në rikthimin e të drejtave

Pra e shifni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore.

Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi. Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje. Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp.

Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij. Përjashton deputetë pa u dëgjuar”, tha ndër të tjera Berisha.


Video