U zhduk nga skena politike për tre javë, Meta justifikon mungesën: Kam qenë sëmurë!

31 October 2023, 12:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U zhduk nga skena politike për tre javë, Meta justifikon
Ilir Meta

Pas aksioneve të SPAK, ndërkohë që Sali Berisha po përballej me akuzat për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria.

Vetë Meta në një konferencë për mediat zbuloi sot se nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit.

“Unë për hir të së vërtetës gjatë këtyre 3 javëve për arsye personale të disa çështjeve të shëndetit, nuk kam qenë i angazhuar publikisht, aq sa edhe ju jeni shqetësuar”, tha Meta.

 


Video