“SPAK, altoparlant i Ramës”, Argita Malltezi: E vërteta e shpronësimit në 1940-ën

30 October 2023, 22:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“SPAK, altoparlant i Ramës”, Argita Malltezi: E vërteta e
Argita Malltezi

Argita Malltezi e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si altoparlant të gënjeshtrave të kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Malltezi theksoi se familjet nuk janë shpronësuar në 1940-ën.

“Arsyeja që nuk është bërë më parë kallëzimi është se e konsiderojmë të drejtën e prokurorisë për të hetuar për çdo lloj çështje në çdo periudhë kohore. Kur u bënë tre vite ishte e qartë se dosja nisi të përdorej politikisht se asgjë e re nuk po ndodhte më. Për këtë arsye dorëzuam një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ai dinte që ishin të rreme, kryesorja është çështja e origjinës së pronës, ai doli para mediave që prona është shpronësuar nga italianët në vitin 1940, është gënjeshtër, SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës. A kishte mundësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!

Ajo letër e arkivit të shtetit që përmendet në dosje përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara, toka e tyre është larg, familjarët kanë dokumente zyrtare që tregojnë se janë pronarë të ’43, ‘46 janë shpronësuar nga komunistët. Kur dokumenti  është i 46-ës që tregon se janë pronarë, do të thotë se nuk janë shpronësuar në ’40-ën. E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik. Nuk e kemi marrë dosjen e Taulant Ballës, nuk kemi marrë asgjë veç vendimit, është kërkuar zyrtarisht, nuk mohohet, por ne na kalon afati i apelimit. Ne kemi bërë apelin për të mos humbur procedurat, në lidhje me atë që më pyetët, nuk kemi probleme me hetimin, Jamarbër ka ngritur padi civile ndaj mediave ka bërë prononcime në Facebook, është çështje sulmi politik”, tha Malltezi.

Argita Malltezi ka deklaruar se SPAK është kthyer në kamzhik në duart e kryeministrit Rama për të goditur kundërshtarët e tij. Malltezi është shprehur se fakti që nuk kanë dëgjuar mbrojtjen apo personat kryesorë ndaj të cilëve rëndon çështja, tregon se ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama. Ajo ka theksuar se në 3 vite hetime nuk është pyetur as Sali Berisha dhe as Jamarbër Malltezi.

“Bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkë-ortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha. Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën.

Kjo u bë sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamzhik në duart e Edi Ramës.

Kjo gjykatëse ka marrë një dosje dhe ka vendosur masën e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes dhe personave. Ndoshta këta ishin gabim por duhet të ishin dëgjuar. Është hera e parë në 30 vjet që shkelet kushtetuta dhe kufizohet liria e një deputeti” – tha Malltezi.

“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi.

Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash”, tha vajza e ish-kryeministrit Berisha.

 

 


Video