Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti demokrat Bledion Nallbati u përplas fizikisht sot me deputetin e Partisë Socialiste Vullnet Sinaj.
Nallbati tentoi t’i ndërpriste fjalën, dhe e shtyu Sinajn teksa ky i fundit po fliste nga vendi në seancën e sotme parlamentare.
Më pas Nallbati tentoi ta qëllonte me grusht, ndërsa ndërhyri menjëherë Garda duke e shoqëruar jashtë.
Por siç dallohet edhe në foto, përballja ka vijuar edhe jashtë parlamentit, ku Sinaj ka kërkuar sqarime nga Nallbati për sjelljen e tij agresive.
"Si merr guximin të ngresh dorë", i ka thënë Sinaj, ndërsa Nallbati i është përgjigjur duke i thënë "unë mora kartën t’i ngrite dorë"