Shpërthen dhuna në Kuvend / Deputeti i PD godet me grusht kolegun socialist (VIDEO)

30 October 2023, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen dhuna në Kuvend / Deputeti i PD godet me grusht kolegun
Përleshje në parlament

Përleshje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Situata ka dalë jashtë kontrollit kur deputeti Bledion Nallbati ka qëlluar me grusht një kolegun e tij socialist Vullnet Sina.

Përplasja ka ndodhur kur kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën deputetit socialist Sina, teksa Nallbati është drejtuar pranë tij, duke tentuar t’i fikë mikrofonin.

Në këtë moment, ka nisur edhe konfrontimi fizik, ku Nallbati ka qëlluar me grusht drejt Deputetit Sina.

Kryetarja e Kuvendit ka vendosur të ndërpresë për pesë minuta seanën, teksa Garda ka ndërhyrë për ndarjen e sherrit.

Aktualisht ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren duke folur prej andej teksa po e transmeton “live” në Facebook-un e tij.




Video