Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarat bashkia Finiq, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.
65-vjeçari Mihal Foto, i cili dyshohet se ka patur edhe probleme të shëndetit mendor, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga një fqinje e cila kujdesej për të.
Dyshohet se në mesnatë ka rënë zjarr dhe i ka djegur dyshekun e krevatit dhe nga tymi në banesë ai është asfiksuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
"Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia e Sarandës.