Konflikti për pronën mes kishës katolike dhe banorëve te Kepi i Rodonit, ish-deputeti: Isha si ndërtues i muri!

30 October 2023, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konflikti për pronën mes kishës katolike dhe banorëve te
Mark Frroku

Në deklarimet paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin.

Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës, Frroku, u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.

Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.


Video