Shok me 'Baronin' e drogës, apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-shefit të komisariatit të Laçit, e lë në burg!

30 October 2023, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shok me 'Baronin' e drogës, apeli i GJKKO rrëzon
Dritan Metaj

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit Laç, pasi ky i fundit kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 30.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 52 akti, datë 26.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga i hetuari/ankuesi D.M., ndaj vendimit nr. 111, datë 10.10.2023 (në lëndë të masave të sigurimit) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 111 akti datë 10.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Video