“Turp, turp…”/ Nuk ndalen tensionet në Kuvend, deputetët demokratë pengojnë socialistët të mbajnë fjalën

30 October 2023, 17:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Turp, turp…”/ Nuk ndalen tensionet në Kuvend,
Flamur Noka

Nuk ndalen tensionet në Kuvemd. Pas përplasjes fizike në parlament këtë të hënë, kryetarja e Kuvendit përjashtoi nga seanca deputetin demokrat, Bledion Nallbati. Ky i fundit i fiku mikrofonin deputetit socialist, Vullnet Sinaj dhe e goditi me grushta këtë të fundit.

Edhe pasi rinisi seanca sërish deputetët demokratë nuk i lanë ata socialistë që të flisnin.

Teksa deputetja Teuta Ramaj shprehte problematikat e evidentuar nga zgjedhësit e saj në Vlorë, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kanë kërkuar që të ndalonte duke e penguar.

“Turp, turp. Nuk mund të mbrosh një kriminel”, shprehej Noka teksa fliste Ramaj.

Pas kësaj situate, kryeparlamentarja vendosi sërish 5 minuta pushim.




Video