Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anulluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.
Ai thotë se nuk ka më asnjë pengesë që në këtë seancë, të marrin pjesë edhe deputetët e opozitës.
“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar.” - mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.