Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca pasi ka sulmuar fizikisht kolegun e tij socialist Vullnet Sina.
Nallbati e sulmoi Sinën, teksa ky i fundit mori fjalën gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila nisi që në fillim me tensione, dhe tentoi t’i mbyllte mikrofonin për të mos e lejuar të flasë.
Në këtë moment, Nallbati ka qëlluar me grusht drejt Sinës, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë Garda duke e shoqëruar jashtë.