Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Argita Malltezi thotë se nuk e ka marrë ende dosjen e SPAK për akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Teksa e ka quajtur SPAK-un si “kamxhik politik të Edi Ramës”, Malltezi ka thënë në studion e “Top Story” në Top Channel se ende nuk kanë arritur të marrin dosjen.
Ajo tha se kërkesën e kanë bërë edhe zyrtarisht në SPAK, por u janë përgjigjur se dosja “nuk është ende gati”.
“E kemi kërkuar dosjen, nuk e kemi marrë, e kemi kërkuar zyrtarisht, nuk na e kanë dhënë ndërkohë po bëhet Apeli. SPAK është kamxhiku politik i Edi Ramës. Ligji është i qartë se cili është, por kjo është çështje e një sulmi politik”, u shpreh Malltezi.