Shfaqet Ilir Meta, flet për hetimet ndaj Berishës: Akt-akuzë e bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama

31 October 2023, 11:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shfaqet Ilir Meta, flet për hetimet ndaj Berishës: Akt-akuzë e
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një komunikim për mediat.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbron Sali Berishën në çështjen e hetimit të aferës së ish kompleksit Partizani duke akuzuar Ramën se ka kapur drejtësinë.

“Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave dua të shpreh keqardhjen për këtë shitje që nuk është e papritur të ashtuquajturës drejtësi të re, anashkalon parlamentin, mbi Kushtetutën dhe konventat europiane.

Është aktakuzë që është bërë në kongresin e PS-së nga Edi Rama. Aktakuzë e diktuar prej tij"


Meta shkon më tej duke thënë se është Rama i cili ka firmosur ndërrimin e destinacionit nga sportive në destinacion për ndërtim tokën e ish kompleksit Partizani por emri i kryeministrit nuk shfaqet në dosje pasi përmes kapjes së sistemit të drejtësisë ka garantuar paprekshmërinë e tij.

"Për çështjen e ish klubit Partizani është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërrimin e destinacionit nga sportive në destinacion për ndërtim. Dhe po të shikoni emrin i tij nuk del në dosje. Përmes kapjes së sistemit të drejtësisë ka garantuar paprekshmërinë e tij dhe përpiqet të përdorë gjykatës dhe prokurorë të caktuar që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusojë opinionet publikë nga skandalet qindra miliona euro"


Video