Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS kërkon ndëshkimin e 7 deputetëve demokratë

31 October 2023, 14:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS kërkon ndëshkimin e 7
Kaosi dje në Kuvend

Partia Socialiste kërkon marrjen e masave ndëshkimore për shtatë deputetë të opozitës që ishin protagonistë të përplasjeve fizike dhe incidenteve të krijuara në Kuvend në seancën e të së hënës.

Bëhet e ditur se 7 deputetët janë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

“Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Ditën e djeshme, seanca plenare nisi me kaos e tension dhe degjeneroi në përplasje fizike. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit.

 


Video